Polumbarët kanë nisur kërkimet për gjetjen trupave të dy 17-vjeçarëve që mendohet të jenë mbytur në një kënetë në fshatin Qatrom në Korç pasditen e djeshme. Kërkimet po kryhen në një hapësirë mjaft të vështirë me shkurre dhe baltë.
Ndërkohë fotot më poshtë janë të dy djemve të zhdukur prej 24 orësh në ujrat e Kënetës, e njohur ndryshe si ‘Gropa e Danielit në një fshat të Korcës. Rei dhe Berti Tahirllari nga fshati Qatron rezultojnë të zhdukur prej paradites së djeshme. Dyshohet se ata kanë hyrë për t’u larë në kenetën e fshatit, pasi buzë gropës u gjetën atletet dhe rrobat e tyre. Rei dhe Berti janë 17 vjec, kushërinj me njëri-tjetrin.
Familjarët e tyre shprehen se po presin për orë të tëra për mbërritjen e polumbarëve. Sipas tyre në këtë moment tragjik, vonesa është e patolerueshme.
Gazetari Artan Hoxha ka mesuar se polumbarët e Repartit RENEA ndodhen prej disa ditësh në pjesën e Jugut të bregdetit në një stërvitje. Ai sqaron se një grup i polumbarëve është nisur nga Vlora heret ne mengjes për të mbërritur në vendin e ngjarjes. “Ata e kanë të ndaluar të udhëtojnë me helikopter dhe janë nisur me mjete transporti, por janë bllokuar 2 here gjate rruges për shkak të trafikut. Nisja e tyre nga Vlora u be ne oren 04:45 minuta”, shprehet Hoxha per News24.
Por sipas gazetarit Hoxha, problem eshte kryerja e misionit nga polumbaret, pasi ata nuk jane te specialuar te bejne kontrolle ne ujra te ndenjura.
“Aty është kenëtë dhe pa shikueshmëri për shkak të ujit të ndenjur. Ka bakterie, ka baltë dhe është thithëse balta.
Nuk kanë pajisje të specialuara për të kërkuar në terrene të tilla polumbarët tanë” , thekson Hoxha duke shpresuar që polumbarët të arrijnë ta kryejnë misionin me sukses./a.m.