Një shtetas italian është arrestuar nga autoritetet e vendit të tij nën akuzën se kanoste me jetë gjyshen e tij 80-vjeçare. Një prej rasteve kur e kërcënonte, ai i thoshte se nëse nuk vdiste vetë do paguante një shqiptar për ta vrarë.
“Plakë, akoma nuk ke vdekur, cfarë pret që të më lësh shtëpinë. Nëse nuk vdes vetë, do gjej një shqiptar të të vrasë”, mësohet t’i ketë thënë nipi gjyshes 80-vjeçare.
E moshuara deklaroi në polici se ai e keqtrajtonte dhe e kërcënonte prej kohësh. Në disa raste e moshuara ishte detyruar të merret truproja. Ajo tha se nipi e tmerronte duke i lënë të lirë qentë pit bull që përbëjnë rrezik./a.m.