Një 21-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi i ka marrë një lypësi 13-vjeçar 1 mijë lekë.
Ai e ka kërcënuar me thikë minorenin por u arrestua ng uniformat blu.
Mësohet se 21-vjeçari i prangosur e shfrytëzonte minorenin prej kohësh.
“Më datë 19.08.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Besim Gjoka, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Luigj Gurakuqi”, duke e kanosur me thikë, i ka marrë 1000 lekë të miturit E.T, vjeç 13, banues në Durrës, të cilin e shfrytëzonte për të lypur. Nenet 139 e 124/b të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë./a.m.