Nënkryetari i Reformës në Drejtësi dhe deputeti i PD-së, Oert Bylykbashi, akuzoi sot mazhorancën se sollën ne komisionin e ligjit për Prokurorinë Speciale nenin me të cilin media dënohej nese tentonte të bënte transparencë, po opozita e denoncoi dhe ai nen nuk kalon.
Në një postim ne Facebook, mëngjesin e së shtunës Bylukbashi shkruan se: “Kjo mazhorancë e ka tmerr lirinë e medias, si eterit e 1944 që i frymëzojnë. Para tre ditësh sollën në komision ligjin për Prokurorine Speciale të cilin e kishin hartuar në errësire të plotë, me të cilin media dënohej nese tentonte të bënte transparencë, duke e quajtur “ndikim të papërshtatshëm”! Opozita dhe media e dënoncoi menjehere. Ai nën nuk kalon!”.
“Por këta nuk heqin dorë nga kërcënimi mbi median! Mesa duket, të njejtin kërcënim e kanë futur tek ligji i Prokurorisë së zakonshme; ligj tjetër ky. Edhe ketë e kanë gatuar të vetëm në komision kur u mblodhën para miratimit të amendamenteve kushtetuese, atehere kur Opozita nuk ishte e pranishme. Si çdo gjë tinzare, edhe kjo është bërë në fshehtesi. Ky nen i ri që vret lirine e medias nuk ka asnjë shans (as teorik) të kaloje! Opozita do ta kundërshtojë këtë tentative të re mazhorancës!”, shprehet Bylykbashi.