Paul Pogba është shprehur shumë i lumtur me kthimin në shtëpi, pasi debutoi në fitoren 2 me 0 të Manchester Unitedit kundër Southamptonit në Premier Ligë.
Pogba luajti 90 minuta dhe nuk ka mundur të fshehë gëzimin për rikthimin e tij në Old Trafford.
“Ishte ndjenjë e mirë. Debutova dhe fituam. Jam shumë i lumtur me rikthimin në shtëpi, shpresoj të vazhdojmë me fitore dhe të përmirësohemi.
Isha pak i lodhur, por këmbët i pata mirë. Treguam kualitetin tonë se çfarë mund të bëjmë”, ka thënë Pogba për Sky Sports, citon Express. (b.an)