Gjykata ka vendosur shtrimin e detyruar në psikiatri për shtetasin kosovar Dijar Xhema, i arrestuar dy ditë më parë në Vlorë.
Ai thërriste “Allahu Akbar, do u vras të gjithëve” duike alarmuar personat në rrugë.
Po ashtu, ai tentoi edhe të marrë peng tre persona të cilët i dhunoi, por u arrestua pas ndërhyrjes së policisë.
Pas verifikimeve të kryera u provua se ky shtetas kishte probleme mendore, ndaj gjykata vendosi shtrimin e tij në psikiatri.
Edhe avokati i tij Saimir Visha deklaroi se klienti i tij nuk përbën rrezikshmëri për vepra terroriste pasi ka probleme mendore, konkluzion që u mbështet edhe nga babai i shtetasit kosovar./a.m.