Muajt e parë të zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës, vlerësohen se kanë përkeqësuar edhe më shumë bilancin tregtarë në vend. Brenda katër muajve të hyrjes së fuqi të MSA-së, importet kanë shënuar rritje.
Të dhënat e fundit nga Tregtia e Jashtme në Kosovë të cilat falsin për muajin qershor tregojnë për një deficit tregtar më të lartë, prej mbi 200 milionë euro. Eksporti i mallrave në muajin qershor kishte vlerën 30 milion euro, ndërsa importi rreth 250 milionë euro.
Zyrtarë të Doganave të Kosovës po ashtu bëjnë të ditur se Marrëveshja për Stabilizim Asociimit, ka pasur ndikim edhe në zvogëlimin e të hyrave të tatimit doganor për mbi 10 milionë euro.
Zëdhënësi i Doganave të Kosovës Adriatik Stavileci duke folur për Radion Evropa e Lirë ka treguar për efektet e para të cilat i ka pasur MSA. (b.an)