Një ditë më parë u mbajt premiera e filmit hollivudian “Qentë e Luftës”, i cili i kushtohet tragjedisë së Gërdecit ku humbën jetën 26 qytetarë dhe u plagosën qindra të tjerë.
Filmi ka në qendër biznesin e jashtëligjshëm ndërkohë pjesë e skenarit është edhe djali ish-kryeministrit Berisha, i cili u përfol aso kohe për lidhje me fabrikën e demontimit.
Në premierën e filmit, deputeti socialist Erjon Braçe, kujton edhe njëherë krimin e pandëshkuar. Ai akuzon drejtpërdrejt djalin e ish-kryeminsitrit Berisha.
Ja postimi i Braçes në Facebook:
“A e mbani mend Gerdecin?
Po ate shprehjen; “Qente jane zgjidhur nga zinxhiret”, a e mbani mend?
Ishte ne biseden e incizuar mes Kosta Trebickes-i vrare ne gjueti dhe Efraim Diverolit!
Fliste per Mafian Shteterore dhe i referohej “djalit te Kryeministrit” dhe nje biznes kriminal.
Ja ku e keni, ne film; QENTE E LUFTES!
Asnje shqiptar nuk guxoi, perseri Hollivudi guxoi. Natyrisht eshte histori me e dhimbshme se ne film; PER TE DUHET NJE DRAME TJETER.
Film po, por ndeshkim nuk ka ende!! #Gerdeci #26teVrare #qenteeLuftes #qentejanezgjidhurngaZinxhiret #djaliiKryeministrit #hetimetsukryenKurre #krimpaNdeshkim”
/a.m.