“Miss BumBum” po përpiqet me të gjitha mjetet për të marrë faljen e Messit, i cili ia ka bllokuar rrjetet sociale për gjoja dërgimin e fotove lakuriq. Suzy Cortez thotë se ajo kurrë nuk i ka dërguar ato imazhe për të goditur klubin, por në javët e fundit, gjuha e përdorur prej saj në rrjetet sociale, e bëri xheloze partneren e yllit argjentinas, Antonella Rocuzzo, e cila i bëri “block” në adresat e Messit dhe të sajat në rrjetet sociale.
Tani, “Miss BumBum” ka nisur një fushatë virtuale dhe kërkon falje. Së pari, ajo u përpoq me një foto, perms së cilës e uronte Leo Messin për 100 golat e tij nën drejtimin e Luis Enrique. Pak ditë më parë ajo ka pozuar me një foto të Messit me kombëtaren “Albiceleste”, pasi pesë herë fituesi i “Topit të Artë” vendosi të kthehej për të luajtur me Argjentinën, duke e rishqyrtuar vendimin e tij, që e lajmëroi pas humbjes në finale të “Copa America”.
Prova e fundit e tifozes së çmendur pas Leo Messit, e cila kërkon falje nga sulmuesi i Barcelonës, është imazhi i publikuar të enjten pasdite, në të cilën Suzy Cortez, në fushatën e saj të pozimit “Playboy” për një revistë në Meksikë, mban një poster të vetes lakuriq, me “tag” “#UnBlockedMeMessi (desbloquéame Messi)”. “Miss BumBum” kërkon që ndjekësit e saj në rrjetet sociale ta ndihmojnë, ta mbështesin në fushatën për t’u falur nga Leo.