Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi reagoi pas deklaratave të qeverisë për investime në Malësi të Madhe.
Ademi ka hedhur akuza në drejtim të qeverisë dhe kryeministrit Rama kur tha se “sistemi i korrupsionit nuk lejon që Shkodra të ketë më shumë investime madhore”.
Lidhur me përmbytjet dhe nevojën e investimeve për mbrojtjen e argjinaturave apo veprave të tjera, kryebashkiakja kujton se fondi i qeverisë për Shkodrën është vetëm 5 mijë lekë për banorë, shumë pak për të realizuar projekte madhore.
Kryebashiakja Ademi u përgjigj edhe për ironinë e herë pas hershme të kryeministrit Rama se bashkia e Malësisë së Madhe bën projekte më të mira se ajo e Shkodrës duke thënë se së shpejti në një aplikim të radhës do të bëjë publike projektet për të hedhur poshtë justifikimet e qeverisë./a.m.
Vetem per fonde mos qani ju si Shkoder se keni marre sa per 25 VJET ku muzeu Marubi teatri Migjeni dhe stadiumi Loro Borici Jane te nivelit europian