Portieri i Partizanit Alban Hoxha nuk gjen paqe. Pas 4 golave që pësoi nga Krasnodari në Rusi, një incident i pazakontë i ndodhi në aeroportin e Rinasit gjatë kthimit në atdhe.
Burime konfirmojnë për BalkanWeb se, incidenti është shënuar në mbrëmje gjatë mbërritjes së skuadrës së Partizanit nga Rusia.
Dy të rinj, tifoza të Partizanit në të dalë të terminalit e kanë provokuar Alban Hoxhën me fjalë duke e ngacmuar dhe përmendur emrin e këngëtares Çiljeta Xhilaga. Portieri nuk ka ndërhyrë por vetëm u ka kthyer përgjigje të thata. Ka ndërhyrë shoferi i Gaz Demi, Presidenti i Partizanit me emrin Alban dhe i ka larguar dy te rinjte tifoza.
Alban Hoxha ka kohë që përflitet nga mediat rozë për një lidhje me këngëtaren bukuroshe. Kjo duket se nuk mirëpritet nga tifozat e Partizanit, dy prej të cilëve e kanë sulmuar dhe fyer pikërisht për Ciljetën.
Episodi ndodh kur Partizani humbi dje kundër Krasnodarit në Rusi, takim i vlefshëm për fazën play-off të Europa League. Kjo ndeshje shkoi shumë keq për të kuqtë të cilët u mundën me rezultatin 4-0.
ma.me