Donin ta ekstradonin në Shqipëri, por nuk rezultoi edhe aq e lehtë për policët italianë, pasi shqiptari shpërtheu në dhunë ndaj tyre.
Thanas Beqari ka përfunduar në pranga nën akuzën e rezistencës ndaj zyrtarëve publik dhe lëndimeve personale.
Personi në fjalë ka kundërshtuar me dhunë, ka goditur me shkelma, grushte dhe me një rrip ndaj dy policëve që synon ta kthenin në kufi.
Ndaj shqiptarit është vendosur masa e arrestit shtëpiak, ndërsa më 1 shtator do të zhvillohet seanca e vendimit përfundimtar. /r.a