U përpoqën të shpëtonin nga dera e pasme e banesës bashkë me 13 kilogramë drogë, por nuk ia dolën.
Mediat holandeze raportojnë se policia ka mundur të arrestojë dy shqiptarë, një burrë 36vjeç dhe një grua 20vjeçare.
Nga kontrolli në banesën e tyre ku shqiptari tentoi edhe arratinë, policia gjeti dhe 1.3 milionë euro, armë dhe 13 kilogramë kokainë. Ata akuzohen për trafikim të drogave të forta si edhe për pastrim parash. Policia holandeze ende nuk pa publikuar emrat e tyre. /r.a