Burime nga policia thonë se një grabitje ka ndodhur gjatë natës në një biznes privat në Tiranë, ndërsa autorët kanë hyrë nga dritarja.
Mësohet se kasaforta e biznesmenit A.Muça është vjedhur e tëra, ndërkohë që në brendësi të saj kishte një sasi letra me vlerë.
Policia nuk ka dhënë detaje për shumën e grabitur dhe vlerën e bonove, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. / r.a