Një 26-vjeçar shqiptar u arrestua pasi në bashkëpunim edhe me një shtetas grek kishin kthyer fermën në një plantacion të prodhimit të kanabisit.
Gaztea “Protothema” në Greqi raportoi se 26-vjeçari qëndron në shtetin helen në mënyrë të paligjshme, ndërsa gjatë kontrollit në banesën e 55-vjeçarit grek janë gjetur edhe 131 mijë euro, të cilat dyshohet se kanë ardhur nga veprimtaria kriminale e trafikut të kanabisit.
Bima narkotike, i cili varionte nga 70 cm deri në 2.9 metra u asgjesua nga policia greke. Sipas policise, te arrestuarit do të dërgohen në Prokurorinë e Larissas, ndërsa hetimit do të kryehen nga Departamenti i Narkotikëve në këtë qytet. /r.a