Një djalë pesë-vjeçar, i cili u bë simbol i tmerrit dhe tragjedisë në Siri – kur një imazh prekës i tij u publikua në internet, i mbuluar me gjak e pluhur – është bashkuar me prindërit e tij, pasi ata ishin ndarë nga një sulm ajror.
Omran Daqneesh u ul i hutuar kur ai ishte futur në një ambulancë, pasi u nxorën nga rrënojat e shtëpisë së tij në Aleppo, e cila ishte shkatërruar në një sulm ajror, përcjell Telegrafi.
Një infermiere e cila kishte trajtuar djaloshin ka thënë se Omran nuk e ka derdhur as edhe një lot, deri sa takoi nënën dhe babain e tij, të cilët u bashkuan me të në spital, pak pas arritjes së tij aty.
“Ai nuk tha asgjë, përveçse pyetjes për prindërit e tij”, ka thënë Abu Rajab nga Shoqëria mjekësore siriano-amerikane, përcjellin mediat e huaja.
“Vetëm kur i pa prindërit e tij, ai filloi të qante”, ka rrëfyer më tej ai.
Një infermiere tjetër ka thënë se djaloshi – të cilin e nxorën nga rrënojat një orë pas shpërthimit – ishte si i “hutuar”, kur ai mbërriti në spital, i njohur si M10.
“Ishte sikur të ishte në gjumë. Jo pa ndjenja, por i traumatizuar – i humbur”, ka thënë Mahmud Ebu Rexheb.
Mjekët kishin frikë se djali mund të ketë pësuar lëndime të brendshme kur u mbështet nën rrënojat e ndërtesës, e cila u rrëzua një orë pasi ai u shpëtua. Por, për fat të mirë, plagët e Omran ishin sipërfaqësore, përcjell Telegrafi.
Ai jetonte me nënën e tij, babain dhe tre vëllezërit e motrat – të cilët të gjithë mrekullisht i mbijetuan sulmit shkatërrues. /Telegrafi/ r.a