Kapiteni i skuadrës së Peskarës në Seria A dhe mesfushori i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Ledjan Memushaj ka folur në lidhje me zhvillimet më të fundit në ekipin Kombëtar.
Largimet e lojtarëve të ndryshëm drejt Kosovës, janë kthyer në një problem për trajnerin De Biazi, por për Memushajn një gjë e till nuk është shqetësuese.
“Secili është i lirë të zgjedhë çfarë të dojë. Rashica nuk është një problem, pasi ne kemi lojtarë shumë të fortë dhe të të njëjtit nivel me të”, ka thënë Memushaj për “Panorama Sport”.
Lojtari ka bërë një ndeshje shumë të mirë me kuqezinjtë në kampionatin Europian. /r.a