Ivan Bogdanov, tifozi ultra i Crvena Zvezda ka qenë mbremë sërish në një stadium italian. Ai është kthyer atje pas pesë vjetësh, nga ndeshja e vitit 2010 Itali-Serbi, ku krijoi një rrëmujë që ende nuk është harruar nga shtypi italian, bashkë me tifozet e tjerë ultras serbë.
Bogdanov është fotografuar mbrëmë gjatë ndeshjes Sasuolo-Crvena Zvezda. Siç shihet, tifozet shpalosën një flamur serb, me hartën e Kosovës në mes.