Peshëngritësi shqiptar Briken Calja ka fituar një vend në renditjen e përgjithshme të peshës 69kg të Lojërave Olimpike “Rio 2016” edhe pse gara e tij ka disa ditë që ka përfunduar. Tashmë Calja mund të konsiderohet i pesti në dygarësh dhe jo i gjashti ku dhe u rendit dhe shkak i këtij pozicioni të fituar është dopingu.
Boksieri nga Kirgistani, Izzat Artykov, që mori medaljen e bronzit në Olimpiadë me 339kg në dygarësh, ka dalë sot pozitiv gjatë kontrollit antidoping që iu krye pas garës dhe i duhet të dorëzojë medaljen e fituar. Izzat Artykov është sportisti i parë medalist që del pozitiv gjatë Olimpiadës dhe komisioni antidoping që ndodhet në Rio i ka kërkuar Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) dhe Federatës Ndërkombëtare të Peshëngritjes (IWF) që t’ia heqin medaljen e fituar një javë më parë.
Edhe pse pritet rezultati i testit B për të zyrtarizuar pozitivitetin, tashmë Calja mund të konsiderohet i pesti në Olimpiadë, duke barazuar rezultatin e Ilir Suli në “Sidnei 2000”. Mediat botërore deklaroi se boksieri nga Kirgistani doli pozitiv me “strychnine”.
telesport