Këngëtarja Jonida Maliqi është një prej femrave më të hijshme dhe më me stil në vendin tonë. Por me sa duket krahas kultivimit të kujdesit për veten, bukuria është çështje gjenetike.
Të paktën kështu kuptohet nga një fotografi e publikuar së fundmi në Instagram nga këngëtarja ku shihet me të motrën, një bionde vërtetë simpatike (foto e dytë).
“Buzëqeshja është aksesori më në modë që mund të mbash. Dashuria e motrës”, shkruan Jonida bashkëngjitur fotos, ku shihet e lumtur në praninë e së motrës, shkruan noa.al.
Jonida është treguar shumë e rezervuar për familjen e saj, ku momentet e bëra publike me të afërmit janë fare të pakta.