Monstra i Palasës Jorgo Zani që shihni në këtë foto ka tentuar të përdhunojë kushëririn e tij të mitur 12-vjeçar A.Zariu para se ta masakronte duke i prerë kokën.
Në këtë përfundim kanë arritur hetuesit të cilët prej 12 orë kanë marrë në pyetje Zanin të skeduar si përdorues droge dhe person me probleme mendore.
Në trupin e të miturit 12-vjeçar janë gjetur shenja dhune ndërsa një pjesë e rrobave të tij kanë qenë të grisura sqaruan burime për Report Tv.
Nga deklarimet e banorëve të zonës Kiço Konomi është një i mitur që prej kohësh shoqërohej me Zanin dhe aktualisht pritet që ai të merret në pyetje për të hedhur dritë nëse ka apo jo dijeni për krimin e Zanit.
Dëshmia e Konomit që po ashtu rezulton me të meta mendore do ti shërbejë policisë për të hedhur dritë mbi sjelljet e Zanit dhe veprimet që ai kryente gjatë periudhës që qëndronin bashkë.
Hetuesi dyshojnë dhe në një pjesëmarrje së 9-vjeçarit në të njëjtin krim me Jorgo Zanin për të vrarë A.Zariun por për këtë pistë ende nuk kanë asnjë provë veç faktit që prej 24 orësh Konomi kishte ardhur në Tiranë për marrjen e mjekimit në spital.
Trupi i të miturit mbetur viktimë e monstrës 36-vjeçar Jorgo Zani është tërhequr nga familjarët e tij të cilët janë kthyer me urgjencë të mërkurën nga Greqia dhe këtë të enjte është përcjellë për në banesën e fundit në qytetin e Fierit ku dhe jetonte familja Zariu.
/r.a