Një vajzë jezide ose e krishtere e moshës 1 deri në 9 vjeçare shitet për 171.43 dollarë si skllave seksi në tregun e militantve të grupit terrorist ISIS.
Në bazë të një ankandi, çmimi i vajzave jezide dhe krishtere, të cilat sipas ISIS janë skllave varion nga 42 dollarë deri në 171.43 dollarë.
Më së shtrenjti shiten vajzat e reja deri në moshën nëntë vjeçare. Ndërsa për ato nga mosha 10 deri në 20 vjeç çmimi është 129 dollarë.
Për gratë e moshës 30 deri 40 vjeçare, në tregun e skllevërve të ISIS paguhet 64 dollarë, derisa 42 dollarë kushton një grua jezide ose e krishtere mes moshës 40 dhe 50 vjeçare, citohet “Gazeta Fjala”. (b.an)