Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, në një konferencë për media ka njoftuar se më 1 shtator do të organizohet një protestë gjithëpopullore për të dështuar marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
“Qeveria e Kosovës është në kundërshtim me interesat e qytetarëve dhe interesat shtetërore. Nëse zbatohet kjo marrëveshje ia merr Kosovës majat e çmueshme, burime lumenjsh e pasuri tjera. Sot ata që e kanë kapur shtetin me arrogancë po duan ta dërgojnë përpara”, ka thënë Ymeri.
“Sot po e shpallim datën e 1 shtatorit për protestë gjithëpopullore”, ka shtuar lideri i VV-ës. “Demarkacionin duhet ta ndalim me çdo kusht dhe çdo mjet demokratik”. (b.an)