Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet në vlerën e 18.9 miliardë lekëve në periudhën janar-korrik 2016.
Sipas treguesve fiskalë paraprakë të publikuar nga ministria e Financave, kontributi i këtij zëri në të ardhura është 16.3% më shumë se 7- mujori i vitit 2015 dhe 2.4% më shumë se plani.
Minimizimi i punës informale dhe formalizimi i ekonomisë duket se jane ndër shkaqet kryesore në rritjen e të ardhurave nga ky tatim, por edhe rritja e numrit të të punësuarve.
Të ardhurat personale që tatohen janë të ardhurat nga paga në sektor publik dhe sektor privat, nga interesat bankare, nga dividendët, nga shitja e pasurive të paluajtshme dhe nga burime të tjera të ardhurash./a.m.