Në fillim të muajit shtator Gjykata e Lartë pritet të marrë në shqyrtim kërkesën për interpretim vendimi dhe vleftësim të masave të sigurisë për 5 të arrestuarit nën akuzë për “Shpërdorim detyre” në lidhje me grabitjen e mbi 1 milion eurove në Rinas.
Depozitimi i kërkesës nga të dyshuarit që qëndrojnë me masë sigurie “Arrest me burg” konfirmohet për ReportTv nga avokatët e tyre të cilët deklaruan se kanë depoztituar pranë Kolegjit Penal rekurs për masën dhe ankim për vendimin e Krimeve të Rënda që ka shpallur mos kompetencë.
Pas “Arrestit me burg” të caktuar nga Gjykata e Krujës dosja përfundoi pranë Krimeve të Rënda ndërsa sërish u rikthye në Krujë.
Por kjo situatë bëri që Apeli i Krimeve të Rënda të mos shqyrtojë kërkesat e Arben Karafilit, Bledar Blloshit, Fadil Jonizaj, Kujtim Picarit dhe Vangjel Nikollës për tu liruar nga burgu.
E pikërisht për këtë mos shqyrtim është depozituar ankim në Gjykatën e Lartë, ndërsa pas më shumë se 2 muajve grabitja e Rinasit mbetet pa autor të prangosur dhe një hetim i shtrirë në disa pista.
ma.me