Arrestohen dy shtetas maqedonas të cilët u kapën me 100 gram kokainë.
Specialistët e Sektorit Kundër Trafiqeve dhe Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
- Vlase Tanaskoski , 35 vjeç banues në Strugë Maqedoni
- Aleksandër Trajkoski, 38 vjeç, banues në Strugë Maqedoni.
Këta shtetas, u arrestuan nga efektivat e policisë, pasi në aksin rrugor Librazhd-Prrenjas, në afërsi të fshatit Hotolisht, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Jaguar” me targa SU0158AC, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
101.20 gramë, lëndë narkotike e dyshuar me atë të llojit kokain.
6 telefona
10 karta SIM
Një sasi dinarësh Maqedonas
Automjetin tip “Jaguar” me targa SU0158AC
Materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 283/a dhe 25 të Kodit Penal.