Policia e Fierit ka arrestuar 2 persona pasi për motive të dobëta kanë plagosur me thikë 3 persona. Të arrestuarit janë Ardit Bajrami, 20 vjeç dhe Krenar Basha, 33 vjeç të dy banues në fshatin Radostinë.
Arrestimi i tyre erdhi pasi këta dy persona plagosën me thikë G.N, 45 vjeç, A.S, 19 vjeç dhe L.S, 54 vjeç, të tre banues në fshatin Radostinë, Fier. Gjithashtu policia ka shpallur në kërkim e D.M, 21 vjeç, banues në fshatin Rushdi, Patos. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale” Plagosje e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim”.
ma.me