Ekzistojnë dy grupe njerëzish, ata të mëngjesit dhe njerëzit e darkës dhe kjo gjë nuk varet nga vet ju por lidhet kryesisht me orën tuaj trupore. Nuk ekziston një orë fikse se kur duhet të nisni të ushtroheni fizikisht gjatë ditës.
Ora e trupit është ajo e cila përcakton ciklin tonë të gjumit dhe zgjimit. Gjithashtu rregullon ciklin tonë mendor dhe të sjelljes në një cikël prej 24 orësh.
Temperaturën e trupit, presionin e gjakut dhe metabolizmin. Mësoni se si të njihni nëse jeni një person i mëngjesit apo i darkës.
Në rast se provoni se kur ushtroheni në mëngjes, ndiheni ne top formën tuaj, madje nuk keni asnjë problem apo tkurrje muskujsh, ky është një tregues i qartë se ju duhet të kryeni aktivitet sa më herët, përgatiti Zëri.
Shumica e personave të cilët ushtrohen në mëngjes, ndihen me energjikë dhe dinamikë gjatë ditës në vazhdim. Në rast se e njëjta gjë ndodh pasdite apo në darkë, priruni ta lini sa më vonë aktivitetin tuaj. (b.an)