Jaguar Land Rover ka krijuar një aplikacion që ju ndihmon të kontrolloni mjetin nga jashtë.
Aplikacioni vlen vetëm për modelet e kësaj kompanie dhe përdor të njëjtët sensorë që përdorin aktualisht makinat Jaguar Land Rover për t’u parkuar vetë. Ky aplikacion lejon drejtuesit të kontrollojnë timonin, rrotat, frenat nga jashtë makinës.
Pronari mund të qëndrojë deri në 10 metra larg makinës dhe ta komandojë atë nëpërmjet aplikacionit në telefonin inteligjent.
Sensorët e parkimit të automjetit e ndalojnë automatikisht atë nëse është shumë afër një pengese.
Nëse kontrollohet nga ky aplikacion makina mund të lëvizë maksimalisht me 6km/h.