Një anëtar i delegacionit të Kosovës që po qëndron në Rio është vjedhur këto ditë
Burimet kanë treguar për KTV-në se anëtarit i janë vjedhur dokumentet personale duke përfshirë edhe pasaporta.Për këtë arsye kthimi në Kosovë për momentin ishte i pamundur.
Pas ngjarjes është dashur intervenimi i Ambasadës së Kosovës në Panama për të siguruar dokumentacion të përkohshëm për lejekalimi nga ana e autoriteteve të Brazilit.
Kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani e ka konfirmuar incidentin për KTV-në.
“Nehat Çitakut i është vjedhur pasaporta dhe ndonjë gjë tjetër në çantën e dorës derisa ka qenë duke u larë në oqean! Nga Panamaja ia kanë dërguar një dokument që i mundëson udhëtimin pa pengesa deri në Prishtinë”, ka thënë Hasani për KTV-në.Çitaku është kryetar i Federatës së Pingpongut të Kosovës, citohet Express. (b.an)