Kreu i PD ka reaguar sot në Facebook në lidhje me nenin 13 të ligjit “Për aktivitetin e Prokurorisë kundër Korrupsionit”. Sipas Lulzim Bashës, bëhet fjalë për një djallëzi të Edi Ramës që i hap derë censurës dhe që kërkon dënimin e gazetarëve.
Neni në fjalë dënon me burg deri ne 3 vite ndikimin mediatik përmes shantazhit mbi punën e Prokurorit. Sipas ekspertëve, qëllimi është shmangia e ndikimit në hetime dhe shmangia e presionit e shantazhit ndaj figurës së prokurorit.
Sot, Basha shkruan se neni në fjalë nuk do të kalojë kurrë pasi do të ndalet nga PD. /r.a
Postimi i Lulzim Bashës
Nuk ka dyshim se Edi Rama fshihet pas djallezise se nenit 13 te ligjit per aktivitetin e prokurorise ne luften kunder korrupsionit, qe hap deren e nje censure te paprecedente, duke parashikuar denimin e gazetareve. Direkt me doren e tij apo te ndonje xhafe, Edi Rama ka parashikuar qeline per ndonje gazetar qe ben shkrim ose mban qendrim te papershtatshem. Sigurisht, kjo mase nuk ka lidhje me reformen ne drejtesi. Eshte nje standard i juntave te korruptuara. Ky nen s’do te kaloje kurre, sepse do ndalet nga Partia Demokratike. Por eshte shume e rendesishme te zbardhet e plote skema se si erdhi ky nen, kush e shkroi, kush zbatoi porosine politike. Sepse futja ne draft eshte shprehje e vullnetit te mbrapshte, nje ide qe ka zene rrenje ne koken e te semurit te Surrelit. Duhet transparence e menjehershme per kete tentative per te shkelur nje prej lirive kryesore e themelore te demokracise. Une i siguroj gazetaret dhe perfaqesuesit e medias se ky nen-gijotine do te bjere, por i ftoj ata te hetojne te verteten rreth kesaj perpjekje per censure me ligj.