Viruset janë më të rrezikshme kur i infektojë ‘viktimat’ në mëngjes, bën me dije një studim i Universitetit të Cambridge. Rezultatet e studimit të publikuara në PNAS treguan se viruset janë 10 herë më të ‘suksesshme’ nëse infeksioni nis në mëngjes.
Nisur nga këto të dhëna, studiuesit kanë thënë se zbulimi mund të çojë në gjetjen e rrugëve të reja për të ndaluar pandemitë.
Viruset, ndryshe nga bakteret apo parazitët, varen plotësisht nga rrëmbimi i organizmit të qelizave, në vend që të reagojnë. Por, këto qeliza ndryshojë në mënyrë dramatike si pjesë e një modeli 24-orësh të njohur si ‘ora e trupit’.
Në studim minjtë ishin infektuar nga virusi që shkakton gripin ose nga virusi i herpesit, që shkakton një varg sëmundjesh, përfshirë edhe të ftohtin.
Minjtë e infektuar në mëngjes kishin nivele virale 10 herë më të larta se ata të infektuar në darkë.
Virusi i orëve të vona kishte ‘dështuar’ në përpjekjen për të rrëmbyer qelizën, e cila tashmë kishte ndryshuar strukturë si pasojë e ‘orës së trupit’.
Prof Akhilesh Reddy, një nga shkencëtarë që mori pjesë në studim tha: Ky është një ndryshim i madh.
“Virusi ka nevojë për të gjitha kushte të caktuara në kohën e duhur, përndryshe ai nuk mund të fitojë kurrë terren. Por, një infeksion i vogël në mëngjes mund të përparojë me shpejtësi dhe ‘të pushtojë’ trupin”.
Ai beson se të dhënat e këtij studimi mund të ndihmojnë në mbajtjen nën kontroll të përhapjes së sëmundjes.
“Në rastin e sëmundjeve pandemike, ndenjja brenda gjatë ditës mund të jetë shumë e rëndësishme dhe mund të shpëtojë jetë njerëzish”, tha Reddy./shqip/a.k