Më shumë se 300 migrantë janë shpëtuar nga deti Egje gjatë nëntë ditëve të fundit, ku vetëm 59 persona u gjendën ishullit Kos, njoftoi roja bregdetare greke.
Përveç shpëtimeve të së mërkurës, roja bregdetare tha gjithashtu se kishte shpëtuar rreth 266 persona nga ujërat e Egjeut që prej datës 8 gusht.
“Dy kontrabandistë të dyshuar janë arrestuar dhe katër anije janë konfiskuar” shtoi roja bregdetare.
Në shumicën e rasteve të shpëtimit, anijet që mbanin refugjatët rrezikonin të përmbyteshin madje shpesh herë kishte persona që binin në uji pasi rojet bregdetare i shpëtonin.
Stafi përgjegjës për situatën e migracionit në Athinë deklaroi se 147 persona janë transportuar nga Turqia në ishujt grekë, në lindje të Egjeut gjatë 24 orëve të fundit. /r.a