rejtoria e Policisë Rrugore gjatë 24 orëve të fundit vijoi punen në të gjithë vendin për zbatimin e detyrave të përcaktuara në Planin e masave për “Marrjen e masave për parandalimin e aksidenteve si dhe për rritjen e sigurisë rrugore”.
Burimet zyrtare thane se në Tunelin e Kalimashit është përdorur Radari ku si rezultat janë pezualluar 71 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara në tunel.
Gjatë 24 orëve të fundit janë vendosur gjithsej 2.124 masa administrative:
Duke përdorur Dragerat dhe Radarin, nga shërbimet e Policisë Rrugore janë arrestuar në flagrancë 5 drejtues mjetesh, nga këta 3 të pa pajisur me Leje Drejtimi dhe 2 drejtues mjetesh në gjendje të dehur.
Janë pezulluar gjithsej 92 Leje Drejtimi , nga këto: 2 për pije alkoolike, 81 për shpejtësi (ku 71 vetem në tunelin e Kalimashit), si dhe 9 për shkelje semafori e shkelje të tjera të ndryshme.
Janë vendosur 478 masa administrative për mos vendosje rrip sigurimi, 96 masa për mos vendosje të kaskës mbrojtëse, si dhe 281 masa për përdorim celulari, masat e tjera janë për shpejtësi, parakalim të gabuar, etj.
Si dhe janë dërguar në OASH, 96 drejtues mjetesh .
Gjithashtu janë këshilluar drejtues të automjeteve që nuk kanë rezultuar përsëritës për mos vendosje të rripit të sigurimit, përdorim celulari e shkelje të lehta të Kodit Rrugor.
Në ditët në vijim, Policia Rrugore në të gjithë vendin, do të vijojë me intensitet punën në dy drejtime, në sensibilizimin e gjithë përdoruesëve të rrugës për respektimin e rregullave të Kodit Rrugor si dhe në evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugore.