Kandidatja demokrate për presidente të SHBA’së, Hillary Clinton po kryeson ndaj kundërkandidatit republikan, Donald Trump me gjashtë për qind, sipas sondazhit të zhvilluar nga Reuters/Isos.
Mbështetja për Clinton, ka variuar nga 41 deri në 44 për qind që prej fundit të korrikut, dhe në gusht kjo përqindja ka arritur në 41.
Ndërkaq, mbështetja për Trumpin ka lëvizur nga 33 në 39 për qind, përderisa fushata e tij elekotrale është karakterizuar me kundërthënie gjatë javëve të fundit. Sipas këtij sondazhi, Trump favorizohet nga 35 për qind e votuesve potencial.
Retorika e Trumpit kundër myslimanëve dhe plani i tij kundër emigracionit, ka shkaktuar jo vetëm ndarje tek opinioni publik por edhe brenda vet Partisë Republikane. Javën e kaluar, 70 republikanë, përmes një letre kanë kërkuar nga partia që të mos e ndihmojnë kandidatin Trump sepse ata kanë vlerësuar se veprimet e tij janë “përçarëse dhe të rrezikshme”./a.m.