Jonida Çanaku, 29-vjeçarja që u gjet e vrarë në Golem, u përcoll dje për në banesën e fundit, por familjarët nuk u lejuan në asnjë moment që të hapnin arkivolin.
Babai i saj, Sefedin Çanaku, tregon se as në morg, as në shtëpi dhe as në varreza nuk është lejuar që të zbulojë të bijën, për ta parë për herë të fundit.
Në një intervistë për gazetën “Panorama”, ai tregon se dyshimet e tij shkojnë deri aty, sa nuk e di se kë ka varrosur.
Ai tregon edhe historinë e lidhjes 3-vjeçare që e bija kishte me biznesmenin 65-vjeçar, Sokrat Shani, si dhe kërkesat e tij të herëpashershme që vajza të ndahej nga ai.
Babai rrëfen frikën që kishte se ajo mund të vriste veten, pasi disa herë u kishte thënë se do të bënte vetëvrasje, nëse ndahej nga Shani./a.m.