I dyshuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës si udhëheqës i një grupi kriminal, Azem Syla vazhdon të qëndrojë në paraburgim që nga data 29 prill.
Edhe pse kanë kaluar më shumë se katër muaj, procesi gjyqësor ndaj Sylës dhe të dyshuarve të tjerë për tjetërsim pronash në mënyrë të kundërligjshme akoma është në fazën fillestare, shkruan gazeta “Zëri”.
Ndërkaq, Gjykata Themelore pritet të merkuren qe te vendosë se a do t’ia vazhdojë Azem Sylës masën e paraburgimit edhe për tre muaj të tjerë.
Avokati mbrojtës i tij, Tomë Gashi, ka thënë se ata si mbrojtje presin që gjykata të marrë parasysh kërkesën e tyre për heqjen e masës ligjore, ndërsa ka theksuar se prokurori i rastit vazhdon të insistojë në vazhdimin e paraburgimit për klientin e tij. (b.an)