Policia e Vlorës shkatërroi një prej bandave më famëkeqe të kohëve të fundit në zonën bregdetare të jugut të vendit. Të paktën 20 grabitje në banesa plazhi të verifikuara dhe rreth 15 të tjera dyshohen se janë kryer nga ky grup.
Detajet e operacionit pollicor:
Finalizohet operacioni i koduar “PLANIFIKIMI” !
Arrestohen në flagrancë nga Policia, një grup-bashkëpunëtorësh prej 7 personash:
1- Jurgen Balliu, 21 vjeç, banues në Bulqizë.
2- Andrea Miha, 24 vjeç, banues në Bulqizë.
3- Ertigen Alla, 19 vjeç, banues në Bulqizë.
4- Algert Disha, 20 vjeç, banues në Bulqizë.
5- Hasan Toska, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
6- G.D., 16 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.
7- Edmond Abazi, 28 vjeç, banues në Sarandë.
Bëjmë me dije se, shtetasi Edmond Abazi, njihej gjithashtu me pseudonimin “Monçja”, pasi duke qenë njohës i mirë i terrenit, mundësonte gjetjen e banesave dhe orientonte grupin për të kryer vjedhjet dhe shitjen e sendeve të vjedhura.
Policisë e Vlorës, ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, ku nëpërmjet tij janë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, të cilët në bashkëpumim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh (20 prej tyre të dokumentuara), duke hapur me forcë banesat e plazhit dhe konkretisht duke përfituar momentin kur pushuesit (turistët) largoheshin nga banesat e tyre (me qera).
Gjatë një pune hetimore prej 2-muajsh, Policia e Vlorës ka bërë zbulimin e disa vjedhjeve (banesash por edhe lokalesh apo automjetesh) në të gjithë vijën bregdetare duke filluar nga Himara, fshatrat turistikë përreth, deri në Sarandë (Ksamil), me qëllim shitjen e sendeve të vjedhura për përfitime vetjake ose në grup.
Materiale kryesore të vjedhura kanë rezultuar të tipit: monedha, bizhuteri, vlera monetare (lekë), aparatë celularë,,, dhe një pjesë e tyre janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.
Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe 15 vjedhje të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.
Policia ka bërë të mundur shkatërrimin e kësaj “bande grabitëse” të cilët ishin kthyer në një makth frike për pushuesit vendas dhe të huaj pranë këtyre zonave turistike.
Gjithashtu, Policia do të vijojë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në vjedhje të tjera, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore./a.m.