Një italiane mësohet se është bërë protagonistja e vjedhjes së një shume parash të hedhura në llogarinë e një tjetër personi në një bankë të nivelit të dytë.
Mësohet se shtetasja italiane M.C., 73 vjeç, banuese në Vlorë është paditur nga 68 vjeçari F.P., edhe ky shtetas italian, se ka tërhequr pa dijeninë e këtij të fundit shumën prej 250.000 euro.
Siç mëson Noa.al, kjo shumë parash është xhiruar në vend, çfarë do të thotë se është bërë një lëvizje midis llogarisë por pa i marrë këto para.
Materialet lidhur me këtë rast u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim për 73 vjeçaren M.C., dhe hetime të mëtejshme