Valdet Rama pritet t’i bashkohet Përfaqësueses së Kosovës. Pas largimit të Rashicës, Shalës dhe Mehës, edhe mesfushori Rama pritet t’i thotë lamtumirë kuqezinjve.
Mediat kosovare shkruajnë se Rama nuk e ka bërë ende kërkesën zyrtare në FFK dhe në FIFA, por këtë pritet ta bëjë ditën e nesërme.
“Gazzeta Olle” citon burime të saj për largimin e mesfushorit që më herët ka veshur fanellën kuqezi, ndërsa citon edhe një takim që ka pasur mes tij dhe trajnerit Albert Bunjaki.
Më herët, mesfushori me tipare sulmuese ka luajtur për kuqezinjtë, por dëmtimet duket se e lanë jashtë takimeve zyrtare, ndërsa De Biazi nuk e grumbulloi në ndeshjet e fundit dhe në finalet e Europianit “Francë 2016”./panorama/a.k