Një prezantues i BBC-së përfundoi në koma pasi u rrëzua me biçikletë. Ai u zgjuar 12 javë më vonë. Kur u zgjua,WillGlennon tha se ishte në vitin 1950.
Tri pyetje u bënë pas zgjimit të 44 vjeçarit: Ku je? Çfarë viti është? Dhe çfarë do të bëni për të jetuar?
Ai tha se ishte në Amerikë në vitin 1950, dhe punonte shofer garash me makinë.
Deklaroi gjithashtu se gjëja e fundit që mbante mend ishte dita e fundit në punë.
Përplasja e biçikletës së tij me një furgon ndodhi në Marlborough, Wilts të Britanisë në tetor të vitit 2014.
Prezantuesi pësoi thyerje brinjësh dhe dëmtime të shumta në kokë. “Po të mos kisha një përkrenare në kohë, unë do të kisha vdekur”, tha ai./tema/a.k