Kompania Mercedes ka paralajmëruar në Twitter prezantimin e modelit Mercedes Maybach 6, i cili do të zbulohet më 18 gusht në konkursin e elegancës në Pebble Beach, Kaliforni. Maybach është një markë luksoze makinash, e cila në vitet ’60 u ble nga Daimler Benz dhe prodhohet në numër të vogël.
Aktualisht gama Mercedes Maybach përfshin modelin S500 me motor V8 dhe S600, me motor V12, me çmime që nisin nga 156 mijë euro.
Por, ndryshe nga këto modele, Mercedes Maybach 6 do të jetë një makinë sportive dhe numri 6 i referohet gjatësisë në metra.
d.i.