Policia Kufitare ka arrestuar një person në kërkim për dhunë në familje në Portin e Vlorës. I arrestuari është Mentor Ziso, 34 vjeç, banues në Vlorë.
Kapja dhe arrestimi i 34-vjeçarit u krye mëngjesin e sotëm në Portin e Vlorës, për arsye se pasi është kthyer nga Italia nëpërmjet tragetit “European Voyager”, gjatë procedurave të kontrollit për verifikimin e gjeneraliteteve të tij në sistemin TIMS, ka rezultuar person i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.
34-vjeçari është dënuar për këtë vepër penale me 1 vit e 8 muaj burg.
shqiptarja.com/d.i.