Muaji i kaluar ka qenë muaji më i nxehtë i regjistruar në histori, duke e thyer rekordin e vendosur vetëm 12 muaj më parë, si dhe duke vazhduar valën e gjatë të rekordeve mujore, sipas të dhënave më të fundit të NASA’s.
Nëntë muajt e kaluar kanë vendosur rekorde të temperaturave për muajt e tyre përkatës dhe trendi ka vazhduar edhe këtë muaj për ta bërë 10 më radhë, sipas NASA’s, transmeton Express.
Muaji korrik theu rekordin absolut për muajin më të nxehtë që kur rekordet e repmeraturave filluan të regjistroheshin në vitin 1880.
Të dhëna të ngjashme të publikuara nga Administrata Kombëtare Atmosferike dhe Oqeanografike e ShBA’së (NOAA) tregojnë se 14 muajt e kaluar kanë thyer rekordet e temperaturave për çdo muaj, megjithëse për muajin korrik ende nuk janë publikuar të dhënat.
Shifrat e reja të rekordeve të temperaturave janë publikuar në bazën e të dhënave të NASA’s. (express /r.a)