Pas krimit të dyfishtë të banorëve të Lushnjës, prokuroria e Lushnjës ka marrë në pyetje familjarët e viktimës Sokrat Shani, të cilët kanë deklaruar se kanë qenë në banesë, në katin e parë, kur kanë dëgjuar një krismë arme rreth orës 06:00-06:30 dhe kur kanë shkruar në dhomën ku banonte 65-vjeçari, kanë konstatuar se ai ishte i shtrirë dhe i gjakosur në fytyrë.
Gjatë deklaratës për prokurorinë, ata janë shprehur se kanë qenë në dijeni të lidhjes që kishte Shani me 29-vjeçaren nga fshati Kryekuq të Divjakës.
“Sokrati ka qenë i lidhur me atë vajzë që prej më shumë se 3 vitesh. Në dijeni të kësaj lidhjeje, ka qenë edhe familja e saj.
Familja e vajzës gjithashtu ishte në dijeni se ajo shkonte me Sokratin herë pas here edhe në Golem. Ne e dinim se ata shkonin mirë me njëri-tjetrin dhe se nuk kishin konflikte. Jemi tronditur nga kjo që ndodhi”, thanë të afërmit e biznesmenit.
Nga ana tjetër, bashkëfshatarë të viktimës janë shprehur se 65-vjeçari jetonte i vetëm dhe se ishte qejfli femrash. “Pasi ndau bashkëshorten, Sokrat Shani ka pasur lidhje edhe me femra të tjera. Prej disa kohësh ai ishte lidhur me këtë vajzën që mbyti në Golem. Jemi shokuar nga kjo ngjarje”, thanë banorë të zonës së Krutjes së Sipërme. /r.a