Një tjetër superaksion në Itali zbuloi një rrjet të gjerë të trafikut të drogës, ku janë të përfshirë të paktën 34 persona. Policia italiane konfiskoi më shumë se katër ton kokainë me një vlerë rreth 1 miliard euro.
Gjatë aksionit u arritën të arrestoheshin vetëm dy persona, të dyshuar si drejtues të një rrjeti të madh trafikantësh droge.
Videot e publikuara nga policia italiane treguan sasi të mëdha droge, të paketuar në kuti katrore dhe të fshehura në çanta shpine e kuti në kontenierët e një anijeje.
Gjykata e Regio Kalbrias lëshoi urdhër-arreste për 34 persona, përfshirë edhe anëtarë të lartë të disa klaneve mafioze kalabreze, që drejtojnë një rrjet të madh trafiku ndërkombëtar droge. Nga 34 personat e kërkuar, vetëm dy prej tyre janë arrestuar, sipas kolonelit të policisë financiare, Mario Palumbo, ndërkohë që autoritet spanjolle kanë shpallur në kërkim katër persona pjesë të të njëjtit hetim.