Një grua nga Durrësi e cila ishte deklaruar e zhdukur nga familjarët e saj ëhstë gjetur pas 2 javë kërkimesh.
Shtetasja me inicialet A.M. ishte zhdukur në datën 1 Gusht së bashku me fëmijën e saj të mitur në drejtim të paditur.
Pasi u gjet nga policia, ajo deklaroi se ishte larguar me dëshirën e saj.
“Në vijim të komunikatës datë 01.08.2016, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetases A.M, me djalin A.M, më datë 14.08.2016, rreth orës 22:30, u gjet dhe dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës”, thuhet në komunikatën e policisë./a.m.