Flota ruse filloi sot manovra ushtarake në Mesdhe me anije të pajisura me predha me rreze të gjerë veprimi dhe të destinuara në luftën kundër terrorizmit, njoftoi Ministria ruse e Mbrojtjes.
“Një grup anijesh filloi ushtrime taktike në lindje të detit Mesdhe. Këto manovra kanë për qëllim testimin e kapacitetit të forcave detare për të zgjidhur krizat me natyrë terroriste”, theksohet në komunikatën e Ministrisë.
“Dy korveta të klasit Buyan, një nga modelet më të fundit të anijeve në flotën ruse, marrin pjesë në këto manovra në krahë të anijeve që ndodhen në rajon”, sipas Ministrisë./a.m.