Tregu i sigurimeve realizoi një fitim prej 615 milionë lekësh gjatë vitit 2015, bëri të ditur Autoriteti Mbikëqyrjes Financiar, (AMF).
Sipas AMF-së, edhe segmenti i sigurimit të jetës regjistroi një rezultat financiar pozitiv, prej rreth 235 milionë lekësh. Megjithëse për vitin e kaluar tregu i sigurimeve regjistroi një rritje të konsiderueshme të primeve, me mbi 21% krahasuar me vitin 2014.
Arsyeja kryesore duket të ketë qenë rritja e ndjeshme e provigjioneve teknike, me 25% më shumë krahasuar me vitin 2014. Provigjionet teknike janë fonde rezervë që kompanitë duhet të mbajnë për të përballuar shpenzime të pritshme për dëmet.
Sipas AMF-së, tregu i sigurimeve regjistron tregues përfitueshmërie jo shumë të lartë, duke pasur parasysh raportin e ulët bazë mes dëmeve dhe primeve. Kthimi nga kapitali për vitin e kaluar u regjistrua në rreth 6%, ndërsa kthimi nga aktivet në 2.2%./a.m.