“Jonida ndodhet te shtepia e Ludit ne Golem. Ka nderruar jete. Shtepia ndodhet perballe pishines tek hotel P, ne katin e katert. Jonida eshte nga kryekuqi date 14.08.2016.”.
Kjo ka qenë letra që u gjet ditën e sotme pranë trupit të pa jetë të shtetasit Sokrat Shani në Lushnje, i cili kreu vetëvrasje.
Pak orë pas kësaj letre të gjetur pranë kufomës së 65-vjecarit, policia gjeti në Kavajë trupin e pa jetë të shtetases Jonida Canaku.
Ajo u gjet pa jetë në një apartament në Kavajë ku besohet se ka qëndruar me të moshuarin me të cilin kishte një lidhje intime javët e fundit.
Sipas policisë, vajza 29-vjecare ishte e lidhur me këmbë e duar dheme shenja dhune në trup.
Ka dyshime se vrasja e vajzës është bërë nga i moshuari Skorat Shani, ditën e djeshme i cili më pas sot, ka vrarë edhe veten. Shani mesohet se kishte aktivitet biznesi me nje kompani te tregtimit te farerave bimore.
Cifti mendohet se kishte mosmarrëveshje për xhelozi. /lajmifundit.al
Deklarata e policise:
Policia e Lushnjes njoftoi se ka zbardhur nje ngjarje krimi te dyfishte.
Sot me daten 15.08.2016, ne banesen e tij, ne oret e para te mengjesit ka kryer vetvrasje me nje pistolete “TT” shtetasi SOKRAT SHANI, vjec 65, lindur e banues ne Krutje e siperme Lushnje .
Menjehere ne vendin e ngjarjes shkuan punonjesit e policise se Lushnjes dhe nga kqyrja e vendit te ngjarjes, u vleresua situata dhe si pasoje e nje hetimi profesional u gjet nje leter ku shkruhej nje adrese dhe nje emer ne Golem te Kavajes.
Per kete u bashkepunua me Komisariatin e Policise Kavaje dhe gjate kontrollit te kasaj banese, ne njeren nga dhomat e saj u gjend e vdekur dhe me shenja dhune shtetesja Jonida Çanaku 29 vjec, banuese ne fshatin Kryekuq Divjake. Shtepiake.
Sipas deklarimit te familjareve ka dy dite e larguar nga banesa dhe u ka thene se do shkoj te tezja.
Nga kqyrja e te dyja vendngjarjeve dhe te gjitha provat e mbledhura paraprakisht, rezulton se shtetasi Sokrat Shani eshte autor i vrasjes se shtetases Jonida Çanaku, me te cilen shoqerohej kohet e fundit, dhe me pas ka vrare veten.